Votimi elektronik, partitë të ndara për projektin pilot

Për herë të parë do të aplikohet projekti pilot për votimin elektronik, jo në të gjithë Shqipërinë, por në zonat zgjedhore që përfshin 20% të zgjedhësve në rang vendi.

Për këtë proces, KQZ-ja iu është drejtuar me anë të një shkrese partive politike, për të marrë propozimet se ku mund të aplikohet ky projekt pilot, që parashikon që në zgjedhjet e ardhshme, pas 25 prillit, të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, duke futur votimin dhe numërimin elektronik.

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim në unision kërkojnë që projekt të aplikohet në Fier dhe në Korçë.

Ndërsa partia tjetër e opozitës, Bindja Demokratike kërkon që ky projekt të zbatohet tërësisht në Tiranë.

Ndërsa socialistët me propozimin e tyre kërkojnë që ky projekt të aplikohet në Korçë dhe në disa zona të Tiranës. KQZ i duhet të vendosë së shpejti pasi sipas Kodit Zgjedhor duhet të realizohet për këto zgjedhje në të paktën 20% të numrit të zgjedhësve.

Votimi elektronik, partitë të ndara për projektin pilot

Votimi elektronik, partitë të ndara për projektin pilot

Votimi elektronik, partitë të ndara për projektin pilot

Back to top button
LAJMET E FUNDIT