Rama, kokë më kokë me Micotaqis në Athinë, ja për çfarë diskutuan (FOTO)

Kreu i qeverisë shqitpare Edi Rama u takua sot në Athinë me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, Rama në axhendën e tij si takim të dytë zyrtar kishte kryeministrin Mitsotakis.

Dje me Dendian Rama bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e Shqipërisë në BE si edhe zhvillimet në rajon.

Rama ka vizituar Athinën pas vizitës zyrtare në Turqi ku pati një pritje të veçantë nga Presidenti Erdogan.

Ndërkohë në takimin me Mitsotakis mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve ka qenë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare.

Po ashtu bëhet e ditur se edhe pala greke tha se “kemi një qasje të re me largpamësi dhe pozitive”. Të dy palët janë të vendosura të çojnë edhe më para procesin e bashkëpunimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT