Rama në Athinë, qeveria greke nuk humb kohë çon projektligjin në Parlament: Zgjerohemi me 12 milje në Jon

Pikërisht ditën që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në vizitë në Athinë, qeveria greke ka njoftuar se dërgoi projektligjin në parlament për zgjerimin me 12 milje në Jon.
“Projektligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme u paraqit në Parlament për “përcaktimin e gjerësisë së zonës bregdetare në zonën detare në Jon deri në Kepin Tainaro të Peloponezit”.
Mediat greke raportojnë se për këtë çështje pritet të ketë edhe një debat parlamentar. “Projektligji që zgjeron Greqinë me shtrirjen në 12 milje detare në Detin Jon, është planifikuar të paraqitet në Komisionin kompetent për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën e ardhshme, 12 dhe 15 Janar dhe do të votohet në 19 janar 2021” thuhet në shkrim.
Tre seanca janë parashikuar për këtë projektligj dhe se në fund pritet votimi më 19 janar. Vlen të përmendet se për shkak se ky projektligj parashikon zgjerimin e kufijve të vendit, Kryetari i Parlamentit pritet të ushtrojë të drejtën e dhënë nga neni 72 i Rregullores së Procedurës dhe të kërkojë një votim me nominal, një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të ishte mirë të shihet shumica absolute.
Është e një rëndësie të veçantë që fusha e projektligjit përcakton se Greqia “rezervon të drejtën për të ushtruar në rajonet e saj të tjera të territorit të saj, të drejtat e saj përkatëse, siç rrjedhin nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit të 10 Dhjetor, gjë që pasqyrohet në të drejtën zakonore ndërkombëtare”.