“Në datën 12 arrihet kulmi…”/ Peleshi jep parashikimin e motit dhe zbulon zonat më të rrezikuara

Ministri i ri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka treguar sesi do jetë moti ditët në vijim, ndërsa vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.

Peleshi tha se vendi është përfshirë në një situatë të beftë reshjesh të shumta, ndërsa  deklaroi se nuk ka familje të rrezikuara dhe familje të izoluara nga uji.

“Nga nesër, në qarqet Gjirokastër, Kukës dhe Dibër do të ketë prurje të moderuara mund të themi. Ndërsa zonat e tjera do të jenë të qeta. Në datën 12 arrihet kulmi i prurjeve të shirave. Kukës Shkodër Lezhë do të kenë prurje më të mëdha. Dy zonat më të kërcënuara që mund të përmbyten nga dalja nga shtrati i Vjosës është zona e nën Shkodrës. Këtu është përqëndruar e gjithë vëmendja.”, tha Peleshi.

Ai tha se në terren janë rreth 2 mijë të FA.

“Në Shkodër, kemi një rritje të nivele në Drin, Bunë e Kir, 2270 ha të përmbytura, fshati Obot, si gjithmonë është rrethuar nga uji, në dispozicion është Ushtria, rreth 100 persona janë transportuar, hidrocentrale prurjet 10 herë më të mëdha. Me këtë ritëm, por rreth 2-3 nëse nuk do kemi reshje intensive hidrocentrale mund të përmbahen në shkarkimet e tyre.

Lezhë janë 2500 ha të përmbytura, 2 familje të evakuuara, niveli i ujit është shumë i lartë në Drin e Gjadër.

Vlorë ka vetëm një shembje rrugë në Borsh Piqeras, situata nuk është kritike, niveli ujit te Ura e Mifolit është 6.2 m.

Në Fier kuota në Vjosë është 5.4 nga 6.5 që është kuota e alarmit, argjinaturat janë pa probleme. Në Fushë Krujë ka një rritje të nivelit Zeze, 250 ha të përmbyt në Bubq dhe 3 lagje të bllokuara, në Thumanë situata në kontroll, ka disa fshatrat që ka pasur përmbytje në oborre të banesave! Në Sukth janë evakuuar 10 qytetarë. Në Gjirokastër situatë emergjence, janë marrë masa dhe është bërë ndërhyrja në ato zona ku ka pasur probleme. FA ka dyfishuar gatishmërinë 260 forca të specializuara 1600 të tjera të shtabeve dhe të qarqeve. Rreth 1100 forca nga Bashkitë e rrezikuara janë të angazhuar dhe në dispozicion të emergjencës”, tha Peleshi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT