Ish-deputeti bën deklaratën SHOKUESE: Vrasës nga Shqipëria janë paguar për të më eliminuar

Ish-deputeti kosovar Gani Geci ka treguar se disa njerëz e kanë informuar se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marrë një ofertë nga dikush në Kosovë që ta vrasin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Geci shkruan se sipas informatave të para personat për të cilët bëhet fjalë nuk janë krejt të panjohur në Kosovë, por ata janë të njohur kryesisht në rrethin e Dukagjinit. Më tej thekson se rasti është paraqitur në polici dhe siç shkruan ai “do ta mbrojmë veten, familjen tonë dhe pragun e shtëpisë sonë me të gjitha mjetet ligjore për mbrojtje që i disponojmë”.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë

Disa ditë më parë kam pranu një informatë se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marr ofertë nga dikush në Kosovë qe ta vrasin Gani Gecin.

Vrasësit me pagesë sipas informatave të para në Kosovë përdorin emra rrejshëm (pseudonime ) ndërsa në Shqipëri kanë emra tjerë.

Gjithnjë sipas informatave të para personat për të cilët bëhet fjalë nuk janë krejt të panjohur në Kosovë por ata janë te njohur kryesisht në rrethin e Dukagjinit.

Rasti është i paraqitur pranë organeve të hetuesisë në të gjitha nivelet që posedon Republika e Kosovës.

Për shkak të hetimeve nuk po dua të ua përmendi emrat (pseudonimet)që këta kriminel përdorin në Kosovë.

Kërkoj nga dy prokurorit e dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës që të bashkëpunojnë mesvete dhe të ndalojnë njerëzit me precedencë penale që lëvizin në Kosovë.

Gjithashtu kërkoj edhe nga prokuroria e shtetit në Kosovë dhe prokuroria Speciale në Hagë që të intensifikojnë hetimet dhe këta dy persona dhe të tjerët në Kosovë që ndërlidhen me këtë rast të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar.

Të gjitha tentim vrasjet kundër Gani Gecit lidhen me komunikatën nr 59.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT