FOTO: Ja kush është 21 vjeçari nga që humbi sot jetën nga Covid. Festoi Vitin e Ri në shtëpi, por gjendja u përkeqësua papritur

Visar Bici, i lindur në Bulqizë dhe me banim në Durrës ishte viktima më e re e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.
I riu ishte i shtruar prej pak ditësh në spitalin Infektiv.
Visari ka qenë i prekur dhe ishte në shtëpi deri më datë 1 janar, madje ka festuar Vitin e Ri me familjen. Por një përkeqësim i beftë i situatës ka bërë që të dërgohet urgjentisht në spital, ku ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, më datë 7 janar.
Ai vuante nga mbipesha. Mësohet se i ndjeri ishte rreth 160 kilogram.