Opozita drejt përcarjes, ultimatumi i Dukës për Bashën: Pres përgjigje deri të hënën, në të kundërt bashkohem me…

Kreu i PAA-së Agron Duka ka treguar në një intervistë se ka zhvilluar një takim me një grup përfaqësuesish nga PD, të cilëve u ka bërë propozimin e tij.

Ai u shpreh se ka kërkuar nga Basha që ta vendosë në listat e PD-së në qarkun e Durrësit, por jo më poshtë vendit të tretë.

Unë skam takuar Bashën kam pasur takim me një grup që e ka takuar Basha. PAA kishte grupin e vetë, unë, sekretari i përgjithshëm dhe një anëtar tjetër. Ne i paraqitëm PD vendet ku pretendojmë për të marrë sa më shumë vota në mënyrë që të maksimilizojmë votat e koalicionit. Për personazhë të veçantë dhe qarqe kryesore. U la që brenda kësaj jave, pra ishte një kërkesë e imja që i bëra një ultimatum vetes. Do pres deri të hënën nëse biem ose jo dakord, nëse jo do shoh mundësi të tjera.

Shoh frymë pozitive. Për një listë të përbashkët. LSI e vetme. Në ide jam më afër me LSI se me PD por gjykohet se këto kryetarët e partive japin më tepër duke qenë te lista e PD. Nuk kemi përcaktuar gjë por unë i kam thënë veten se nën të tretin nuk do kandidoj. Jemi më afër zgjidhjes së problemit për të dalë me një listë të përbashkët”, tha Dukanë Report Tv.

Ai u shpreh se nga PD e pret përgjigjen deri ditën e hënë, ndërsa shton se ka besim që Basha do e pranojë propozimin e tij.

“Nëse jam në listë me opozitën e bashkuar fati është është i përcaktuar dhe pas zgjedhjeve do jem në opozitë ose në qeveri me ta. Akoma skanë marrë fund këto lloj negociatash, e rëndësishme është se e shohim që janë të gjithë aktivë. Shohim si të ardhme të përbashkët. Lsi ka kandidatë në Durrës me sa di unë, duke pasur figurat e vetë nuk besoj se do kërkojë të jem në lista të saj.

Deri tani përveç këtij takimi kam pasur dhe me Bashën ku ata kërkesa që ia kemi shtuar grupit ia kemi kërkuar grupit me sa duket ka dashur ta zgjidhim përmes këtij grupi. Me sa di këto ditë dje pardje po vendosin drjetuesëit e qarqeve dhe ndonjë nga aleatët. Brenda të hënën do jetë një përgjigje. Dhe besoj do jetë për ta dalë me lista të përbashkët”, u shpreh kryetari i PAA.

Por Duka nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkimit me parti të tjera si ajo e Jozefina topallit apo edhe me mazhorancën, në rast se kushtet e tij nuk do të plotësohen.

Ne po shkojmë dejt mbylljes së kësaj negociate. Nëse nuk bëhet negociata, mundësitë për t’u bashkuar me parti të tjera nuk përjashtojmë asnjë, qofshin të majta apo të djathta. Siç u thashë, ky kod na disfavorizon”, tha Duka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT