Rama flet nga Fieri për përmbytjet: Nëse ndodh Apokalipsi ndodh, por…

Kryeministri Edi Rama,i pranishëm në Çerven të Fierit, ndërsa u ndal te përmbytjet në vend si pasojë motit të keq, tha se “situata është e përmirësuar “në një zonë kritike ku Vjosa bënte namin në të shkuarën duke shpërthyer nga shtrati”.

Sipas Ramës, për momentin situata është në kontroll, ndërsa thekso se sistemi i kanalizimeve ka funksionuar.

“Tani nëqoftëse ndodh një Apokaliops edhe ndodh! Sepse ndodh mes Parisit, mes Gjermanisë, mes Londrës”, shtoi Rama mes të tjerash.

“Problemet e djeshme në zonën Shkodër-Lezhë faktikisht sot duket që ka funksionuar gjithë sistemi i kanalizimeve sepse uji është tërhequr. Sepse është si puna e lavamanit. Kur i fut super presion ai mbushet. Sfida është se lumi i egër të bën hatanë. Lavdi Zotit për momentin jemi në rregull. Tani nëqoftëse ndodh një Apokaliops edhe ndodh! Sepse ndodh mes Parisit, mes Gjermanisë, mes Londrës”, tha kryeministri Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT