Kongresmeni që do ta zëvendësoj Eliot Engel, në linjën PRO shqiptare. Vitin e kaluar kishte kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë

Përkrahësi i madh i shqiptarëve, Eliot Engel nuk do të jetë më pjesë e Kongresit Amerikan.

Vendin e tij do ta zë, Ritchie Torres. Ai po ashtu njihet si përkrahës i madh i shqiptarëve.

Me 23 gusht, ai ka pasur një bisedë me Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj. Në këtë bisedë, Torres kishte kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë.

Ritchie Torres, the Democratic nominee for New York’s 15th Congressional District, speaks to the media, Tuesday, Nov. 3, 2020, in the Bronx borough of New York. (AP Photo/Adam Hunger)

Në postimet që i kishte bërë pas bisedës, ai e quan Slobodan Millosheviqin si një nga mizorët më të tmerrshëm në shekullin e 20-të.

“Unë fola me Ministrën e Jashtme të Kosovës për mënyrën e vendosjes së drejtësisë për viktimat e luftës që ishin eliminuar në mënyrë sistematike dhe dhunuar nga kampanja për spastrimin etnik të Millosheviqit, njëri nga mizorët më të tmerrshëm të luftës në shekullin e 20-të”

“Millosheviqi, i njohur si Kasapi i Ballkanit, emri i tij është sinonim i spastrimit etnik. Në mesin e viktimave të tij ishin edhe vëllëzërit Bytyqi, qytetarë amerikan, që ishin goditur në kokë me gjakftohtësi. Drejtësia për vëllezërit Bytyqi është vonuar shumë”, thuhej në postimet e Torres.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT