Përmbytjet/ Rama dhe Basha ‘takohen’ në Obot të Shkodrës

Kryeministri Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha do të “takohen” në Shkodër, për të parë nga afër zonat e përmbytura, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.

Basha ka mbërritur në Shkodër dhe pas shikoi situatën në zonën e Shkodrës, kërkoi një mirëmenaxhim të situatës. Ai shtoi se situata po precipiton me shpejtësi, duke kërkuar që Rama t’i shtrohet punës për të marra masat e duhura.

Ndërsa kryemnistri Rama, pas vizitës në Lezhë, është nisur drejt Shkodrës. Situata e rënduar për shkak të reshjeve në vend vijon prej ditësh, duke shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme.

Mbetet për t’u parë se cilat zona do të vizitojnë liderët dhe nese do të ketë ndonjë takim mes tyre, në ndonjë prej tyre. Rama do të vizitojë Obotin. Drejt Obotit mësohet se ka shkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Ndërsa gjatë takimeve në Lezhë, kryeministri u shpreh deri tani dëmet janë të vogla. “Për tej këtyre detajeve Lezha ka mbajtur shumë mirë. Nëse nuk do të ishte bërë gjithë kjo punë nuk do të ishin evakuuar rreth 40 familje, por shumë e më shumë. Niveli i reshjeve është 2 herë më i madh se në 2010, por gjëja me rëndësi është se kur vjen një intensitet i tillë reshjesh as Parisi nuk ka çfarë bën, por testi është të tërhiqet uji dhe të bëhet mbrojtja e banesave. Kujtojmë se në 2010 u mbushën, palestrat, konviktet dhe u bë hataja”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT