Absurditete alla shqiptare: Anulohet mësimi, shkolla kthehet në lokal dasmash
Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Gjergjovinë të Gramshit, shkurtohen orët e mësimit sa herë ka ceremoni mortore ose dasma në fshat. Drekat dhe darkat shtrohen në ambientet e brendshme të shkollës, duke u mohuar mësimin nxënësve.Drejtoresha e shkollës urdhëron shkurtimin e orëve të mësimit, duke i kthyer ambientet e shkollës në lokal për zhvillimin e ceremonive mortore dhe dasmave. Gjithçka ka ndodhur me nismën e saj, duke mos marrë leje as në Zyrën Arsimore të Gramshit.Pas denoncimit të faktit, Zyra Arsimore e Gramshit ngriti menjëherë komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës.“Fiks Fare”, pas denoncimit të rastit nga banorët e fshatit, të cilët dërguan edhe një video nga ceremonia e fundit mortore e zhvilluar në shkollë, udhëtoi pikërisht në fshatin Gjergjovinë, për të vërtetuar pamjet që kishin mbërritur në redaksi.Gazetarët kontaktuan fillimisht me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, të cilët në bisedë me ta kanë treguar se ditën e zhvillimit të ceremonisë mortore të njërit prej banorëve të zonës, që kishte ndërruar jetë para një jave, ishin shkurtuar orët e mësimit për t’u zhvilluar në ambientet e shkollës dreka e vakisë. Këtë vendim e kishte marrë drejtoresha e shkollës, për të kryer më pas edhe ritet mortore.Po kështu, janë banorët e fshatit Gjergjovinë, të cilët tregojnë se “jo vetëm para një jave, por në shumicën e rasteve, ceremonitë mortore zhvillohen në ambientet e shkollës”. Gjithashtu, sipas banorëve, në këtë shkollë zhvillohen edhe dasma, e sipas tyre kjo është një traditë e hershme e fshatit.“Është traditë prej kohësh që në këtë shkollë bëhen ceremoni të tilla. Unë dhashë leje, e di që bëra shkelje, por përgjegjësi i ZA-së më tha që të vendos unë, pasi e mora në telefon dhe e pyeta”, u shpreh drejtoresha e shkollës./ZgjohuShqiptar.info