Basha në zonat e përmbytura në Shkodër: Duhen marrë masa urgjente nga qeveria

Kryedemokrati Lulzim Basha po viziton zonat e përmbytura në Shkodër. I shoqëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi, Basha tha se është koha për ta lënë mënjanë politikën, ndërsa i bëri apel qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të normalizuar situatën.

“Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës për të përballur një situatë të rëndë. Në këtë situatë krizash siç është pandemia. e cila po na kushton dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë, por nuk mund të mohohet se gjendja mund të jetë më e mirëmenaxhuar.

Basha në zonat e përmbytura në Shkodër: Duhen marrë

Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ademin dhe me përfaqësuesit tanë në zona të goditura rëndë. Duhen marrë masa urgjente. Duhet të ketë transparencë. Sasia e derdhjeve shtesë është dyfishuar”, tha kreu i PD.

Basha theksoi se PD do të bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët, ndërsa theksoi që qeveria duhet të lërë mënjanë propagandën, por të ndihmojë qytetarët.

“Me këtë mot situata do vijë duke u përkeqësuar. Duhen marra masa urgjente. Banorët po pësojnë goditje pas goditjesh.

Basha në zonat e përmbytura në Shkodër: Duhen marrë

Mund dhe duhet të bëhet sa më shumë për të mbajtur nën kontroll situatën. Do vazhdoj të qëndroj pranë banorëve. Njerëzit tanë po punojnë me mish e me shpirt. Detyra kryesore e qeverisë është të bëjë gjithçka për të mirëmenaxhuar situatën.

Një mirëmenaxhim i mirë mund të kufizojë dëmet dhe mund të kishte parandaluar deri më tani. Situata po precipiton me shpejtësi. Ti shtrohet punës. Unë do bëj gjithçka për të ndihmuar banorët e Shkodrës, përfaqësuesit tanë ndodhen në terren pranë familjeve të goditura”, shtoi Basha.

Basha në zonat e përmbytura në Shkodër: Duhen marrë

Deklarata e plotë

“Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës të cilët po përballen me një situatë të rëndë dhe me një përkeqësim nga ora në orë. Një situatë e rëndë me përmbytje po dominon hapësirën perëndimore në Lezhë, Fush-Krujë, Durrës, Fier, Vlorë.

Eshtë një situatë e cila i mbivendoset edhe fatkeqësive të tjera siç është pandemia. Shqipëria po vuan një situatë krizash siç është pandemia, siç është tani ajo e përmbytjeve, e cila po na kushtojnë edhe dëme të mëdha ekonomike dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë, por nuk mund të mohoet që gjendja mund të jetë më e mirëmenaxhuar.

Përbri kësaj duhet të jetë edhe prania reale e atyre që ndihmojnë dhe nuk vijnë thjeshtë dhe vetëm për të vizituar apo për të dhënë mesazhe. Kjo është detyra e shtetit. Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryetaren e bashkisë Shkodër dhe me përfaqësuesit tanë në zonat e goditura rëndë. Situata nuk ka ardhur duke u përmirësuar, por duke u përkeqësuar dhe përkundër kësaj duhen marrë masa konkrete dhe masa urgjente.

Masa e pare: duhet të kemi transparencë për atë që po ndodh. Siç e dëgjuat nga kryetarja e bashkisë sasia e derdhjeve shtesë përtej agregatëve të kaskadës është dyfishuar brenda 24 orëve. Me këtë mot që shohim shanset janë që situata do të vijë duke u përkeqësuar. Përballë kësaj situate duhen marrë masa urgjente. Nuk mjaftohen deklarimet, duhen marrë masa urgjente.

Duhet dislokimi i të gjitha resurseve shtetërore. Duhen marrë masa për t’u ardhur në ndihmë banorëve të cilët po përjtojnë goditje pas goditjesh. Dhe me këtë kuptim dua t’ju them se mund dhe duhet të bëhet shumë më shumë për të menaxhuar situatën sesa ç’është bërë apo ç’është deklaruar deri tani.
Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë qytetarëve të Shkodrës, pranë qytetarëve në gjithë zonat e goditura për të parë si mund të japim kontributin tonë. Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar banorët. Ndërkoh bashkë me kryetaren e bashkisë Shkodër, bashkë me autoritetet dhe me përfaqësuesit tanë në këtë zonë do të gjendemi pranë banorëve për të parë çfarë është bërë dhe çfarë mund të bëhet për këtë situatë.
Jemi një popull jemi një komunitet i tërë i gjendur përpara kësaj vështirësie dhe i gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për tja dalë mbanë.

Pyetje: A janë të gatshëm ekspertët e Partis Demokratike duke patur parasysh edhe eksperiencën në të kaluarën që ti bashkangjiten atyre të qeveris për ta mirë menaxhuar dhe për ta përballuar këtë situatë të krijuar?

Lulzim Basha: Njerëzit tanë kanë qenë prej orëve të para në terren duke bërë maksimumin e tyre. Unë kam qenë prej tre ditësh në komunikim me kryetaren e bashkisë që në momentin kur IGJEUM-i i dha paralajmërimet e para, ndaj përgjigja e vetme që mund tju jap është që njerëzit tanë po punojnë me mish dhe me shpirt me ato mundësi të kufizuara që ka bashkia me masat të cilat ka marrë që para përkeqësimit të gjëndjes.

Siç ju thashë është e gjithë Ultësira Perëndimore në gjendje të tillë dhe detyra kryesore e qeverisë në këto momente është për të bërë gjithcka për të mirë menaxhuar situatën.

Siç iu thashë nuk është koha tani për të bërë politikë, por gjendja mund të menaxhohet shumë më mirë se sa ç’është menaxhuar në këto ditë para dhe nga ana tjetër mund t’iu them se një mirëmenaxhim i gjendjes mund të kufizojë dëmet dhe mund të kishte parandaluar disa prej dëmeve të shkaktuara deri tani që për fat të mirë deri tani kufizohen në përmbytje, vetëm në përmbytje në dëme ekonomike, përmbytje të tokave të kultivuara por situata po precepiton me shpejtësi ndaj i takon qeverisë të lërë mënjanë çdo lloj propaganda dhe ti shtrohet punës për të marrë masat që i takon, është detyra e saj të marrë çdo masë.

Natyrisht Partia Demokratike do të bëjë gjithçka, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për ti ndihmuar banorët e Shkodrës dhe gjithë ultësirës Perëndimore që ndodhen në këtë gjendje mjaft të vështirë. Njerëzit tanë ndodhen në terren, përfaqësuesit tanë ndodhen në terren që në orët e para të mëngjesit, pranë familjeve dhe pranë komuniteteve të goditura

Back to top button
LAJMET E FUNDIT