“Mjerë populli! Qenka bërë qamet, qamet!” Kryemadhi në tokat e përmbytura në Laç, kalon me vështirësi pellgjet me ujë (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë në Laç, ku ka inspektuar disa nga zonat e përmbytura për shkak të reshjeve të shiut.
Ajo ka folur me banorët e zonës, të cilët, i kanë treguar problemet dhe shkaqet e përmbytjeve të tokave të tyre në rast të shirave të dendur.
Fermeri i një toke të përmbytur i shpjegoi Kryemadhit dëmet që i kishte shkaktuar uji si dhe problemet në infrastrukturë.
Pasi ka dëgjuar ankesat e fermerit, Kryemadhi është larguar, por pak me vështirësi.
Uji kishte krijuar gropa të mëdha ku mund të ngecje. Për shkak të terrenit të vështirë, Kryemadhit i është dashur ndihma e fermerit për ta ndihmuar që të kalojë, pa përfunduar në gropat e ujit.
Pjesë nga biseda:
Kryemadhi: E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin.
Fermeri: Këtu s’është puna vjen apo s’vjen kush. Duhet një studim.
Kryemadhi: 30 vjet s’po bëhet studim, faj kemi dhe ne që për stabilizimin mbyllim sytë. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të bërit politikë, por edhe përuljes ndaj njerëzve.
Fermeri: S’mund të vazhdohet kështu.
Kryemadhi: Jo, kështu rrënohet. Qenka bërë qamet, qamet.