Robert Ndrenika feston 79-vjetorin e lindjes, urimet e veçanta për aktorin e mirënjohur (FOTO)

Aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika, feston sot 79-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, ai ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë, kolegët por edhe politika.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja e Kulturës Elva Margariti i ka uruar ditëlindjen ndërsa shpreh falenderime për kontributin e dhënë në kinematografinë shqiptare.
“I urojmë sot jetë të gjatë të madhit të skenës dhe ekranit shqiptar, Robert Ndrenika! Mes qindra rolesh, e vështirë të zgjedhësh vetëm një të dashur, sepse çdonjëri prej tyre është i skalitur deri në detaj. Faleminderit mjeshtër dhe gëzuar!“, shkruan Margariti.
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, gjithashtu ka postuar një foto në “Instagram” me aktorin e dashur për publikun, ku shkruan se ka qenë privilegj që e ka patur të ftuar në emisionin e saj.
“Gëzuar ditëlindjen mjeshtër! C?farë privilegji të të kem si të ftuar special ne programet e mia?? “Dua të të bëj të lumtur” rikthehet në 6 shkurt në Top Channel dhe bashkë me të do të rikthehen edhe Artistët me A-të madhe (si Ndrenika) të këtij vendi”, shkruan Arbana.
Një urim të veçantë i ka bërë edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili shkruan ndër të tjera “të duam shumë”.
“Jetë të gjatë i dashur Robert Ndrenika?! Të duam shumë??!”, shkruan Veliaj bashkëngjitur me foton e aktorit të mirënjohur.