Përmbytjet/ 1685 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, bashkia apel banorëve për sigurimin e bagëtive

Mbi 1600 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër. Njësia më e prekur është Ana e Malit, ku janë 900 ha të përmbytura. Në fshatin Obot rruga është e pakalueshme. Njësia tjetër më e goditur është ajo e Dajçit.
Bashkia Shkodër duke parë situatën që po përkeqësohet ka bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga përmbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.
Raporti i bashkisë
Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 10.01.2021, ora16.00
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.01.2021,ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 16.00, shënon kuotën 6.32m.(Kuota max 6.30 m)
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00,shënon kuotën 8.47 m.(Kuota max 8.70 m)
• Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1685 Ha
1. Tokë e pakultivuar 503 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1073 Ha
3. Grurë 55 Ha
4. Bimë dekorative 50 Ha
5.Pemtore 4 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 200 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 678 Ha
• Grurë 20 Ha
• Pemtore 2 Ha
Nj.A Dajç
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 660 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 255 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 320Ha
• Bimë dekorative 50 Ha
• Grurë 35 Ha
2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .
Nj. A. Guri i Zi
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
• Tokë e pakultivuar 5 Ha
• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
• Tokë e pakultivuar 10 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha
2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A. Rrethina
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
• Pemtore 2 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.
BASHKIA SHKODËR DUKE PARË SITUATËN QË PO PËRKEQËSOHET KA BËRË LAJMËRIMIN E HERSHËM PËR BANORËT QË RREZIKOHEN NGA PERMBYTJA QË TË MARRIN MASA PËR SIGURIMIN E GJËSË SË GJALLË, PRODHIMEVE BUJQËSORE, MJETEVE DHE PAJISJEVE TË NDRYSHME QË MUND TË DËMTOHEN.
Njoftimi i dytw
Përsa i përket blegtorisë në Nj.A. e rrezikuara nga përmbytjet është evidentuar numri i gjësë së gjallë në këto njësi i cili është rreth:
Gjedh 9700 krerë, të imta 23100 krerë, Derra 5920 krerë, të ndara si më poshtë dhe vendevakuimet në rast emergjence:
Nj.A.Ana Malit –rreth Gjedh 850 krerë,të imta 900 krerë, derra 120 krere,
• Vend dislokimet e mundshme: ish-Reparti Ushtarak Oblikë kodër,Stallat e kompleksit Dibra,Stallat e ish-kooperativës Velinaj.
• Personi përgjegjës Berhan Zekaj, Kontakt: 0673163240
Nj.A. Rrethina-Qytet livade –Rreth Gjedh 1400 krerë,Të imta 3200 krerë, derra 500 krere.
• Vend dislokimet e mundshme :Tregu i bagëtive ,Kapanonet e Fermentim Duhanit.
• Personi përgjegjës Prelë Camaj, Kontakt: 0682427053
Nj.A. Dajç- Rreth gjedh 2450 krerë,të imta 3000 krerë,derra 1400 krere
• Vend dislokimet e mundshme :Stallat e ish- grumbullimit Bërdicë,Stallat e ish;zooteknikës Bërdicë,ish-reparti ushtarak Bërdicë.
• Personi përgjegjës Ernest Luka, Kontakt: 0692710980
Nj.A. Bërdicë- rreth gjedh 2000 krerë,të imta 3000 krerë,derra 800 krere.
• Vend dislokimet e mundshme: së bashku me Dajçin.
• Personi Përgjegjës Xhavit Pllumbi, Kontakt: 0676343130
Nj.A. Guri Zi-gjedh 1300 krerë,të imta 5000 krerë,derra 1400 krere,
• Vend dislokimet e mundshme:ish-reparti ushtarak Rrenc.
• Personi përgjegjës Enton Deda, Kontakt: 0693391377
Nj.A. Velipojë- rreth gjedh 1700 krerë,të imta 8000 krerë,derra 1700 krere.
• Vend dislokimi i mundshëm ish-stallat e kompleksit Reç i Ri, ish-stallat e kooperatives Sektor Velipojë.
• Personi Përgjegjës Fatmir Hasaj, Kontakt: 0673020148
Janë hartuar listat e fermereve të cilët mbarshtrojnë blegtori, për të gjitha fshatrat e Njësive Administrative të prekura nga përmbytjet e deritanishme, si dhe ato që rrezikojnë. Këto lista përmbajnë emër mbiemër, sasinë e gjësë së gjallë si dhe llojin e tyre.
Eshtë bërë përllogaritja e nevojave ushqimore për çdo situatë të agravuar sipas Njësive Administrative dhe fshatrave. Gjithashtu është llogaritur sasia e nevojshme e bazës ushqimore të blegtorisë për çdo fermer, duke parashikuar nevojat ditore të tyre.