Kryemadhi prezanton kandidatët në Sauk, mes tyre djali i prokurorit Petrit Fusha me hotel 500 mijë dollarë në tokën që i fali daja

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka prezantuar ditën e sotme dy kandidatët për deputetë në zonën e Saukut, të cilët janë Erisa Xhixho dhe Aldi Fusha.
Ky i fundit është djali i ish-prokurorit Petrit Fusha, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë para se të kalonte në vetting.
Petrit Fusha është i njohur edhe për hotelin 500 mijë dollarë që zotëron në fshatin Mjull-Bathore të Tiranës, ku ka deklaruar se tokën 2000 m/2 për këtë godinë ia ka falur daja i tij, ndërsa një pjesë të parave për ndërtimin e godinës ia kanë dhënë babi dhe motra, ndërsa shumën e lekëve e ka plotësuar me kredi.
“Aldin si çun lagje që e kemi edhe pse quhet Tirons. Ne e lamë të diskutonim sot sepse edhe 105 ditë na kanë ngelur nga data 25 prill. Unë jam e bindur që ndryshimi do të vijë. Të gjithë ne, duke filluar që nga unë e para që jam kryetare e LSI por edhe Aldi që do kandidoj për LSI, edhe Erisa të dy do të jenë deputet në Parlamentin e ardhshëm duhet të jenë të përulur jo thjesht sa për të marë votën por për të zgjidhur problemet”, tha Kryemadhi gjatë prezantimit të kandidatëve në Sauk./www.newsbomb.al