Pak orë nga nisja e vaksinimit, Rama nxjerr videon: Sot hyjmë në fazën e largimit të COVID-19

Do të nisë sot në Shqipëri vaksinimi i personave të parë me vaksinën anti-COVID. Procesi do të nis pasditen e kësaj të hëne, teksa është parashikuar edhe një konferencë nga Ministria e Shëndetësisë ku do të japë më shumë detaje.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video, krahas së cilës shkruan se tashmë me vaksinën anti-covid pritet që lufta me armikun e padukshëm të shkojë drejt fundit.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT