“Do i japim edhe vllait tonë, Kosovës”, Rama zbulon sa doza anti Covid ka momentalisht Shqipëria

Kryeminsitri Edi Rama ditën e sotme në bashkëbisedim me gazetarët është shprehur se fushtata e vaksinimit do të nisë me 975 dozat e para që janë marrë nga vendi mik i BE-së.
Rama tha se e kanë nisur fushatën e vakisimit me 975 doza, por që i njëjtin vend do t’i dhurojë së shpejti dhe 2000 doza të tjera.
Ai tha se në javën e tretë të janarit do vijën 10 750 doza nga Pfizer. Kreu i Qeverisë tha se në fillim të javës së ardhshme do ti dhurojë edhe Kosovës vaksina për spitalin Infektiv në Kosovë.
“Kemi vetem 975 vaksina për fillimin e procesit dhe siç kam theksuar do të vijnë 10 750 doza nga Pfizer, presim dhe 2000 doza të tjera nga i njëjti vend mik sot nisim me këtë në ditët në vijim do të shtohet dhe ne do të kemi më shumë vaksina se kapaciteti në ditë dhe menjëherë në fillim të javësh së ardhshme do ti japim Kosovës për spitalin Infektiv”, është shprehur Rama.