A do ketë pasoja për ata që nuk bëjnë vaksinën? Rama: Është shumë e këshillueshme…

Nuk do ketë penalitet për personat që refuzojnë të bëjnë vaksinën e Covid-19. Kjo u theksua sot nga kryeministri Edi Rama, pak orë para nisjes së vaksinimit.
“Vaksina nuk është e detyrueshme, nuk ka pasoja të asnjë natyre nga pikëpamja administrative për ata që nuk duan të vaksinohet.
Nuk ka sesi të mendojnë që nuk do marrin shërbime nga e-Albania. Është shumë e këshillueshme, është arma asgjësuese e COVID, të tjera janë mbrojtëse, jo ofensive, se asgjëson praktikisht rrezikun, por patjetër që ka njerëz që kanë mendjen e tyre.
Kanë çuna Facebook që me diplomë fale i druhen Bill Gate se do i marrë sekretet e filxhanit, ka fallxhore që i besojnë lidhje direkte me Zotin dhe konsiderojnë vaksinën një lojë të djallit”, ironizoi Rama.