Kush ja dha vaksinën e Covid? Flet Rama: Një vend mik i BE-së, nuk është…

Kryeministri Rama deklaroi se dozat që do të përdoren sot ia janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda BE. Rama tha se nuk është Greqia dhe se nuk është i autorizuar që t’ia thotë emrin.
“Jemi angazhuar intensivisht me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë në Nju Jork Pfizer. Njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale në katër vende. Dhe vaksinimi sot është si rezultat i njërës prej vendeve të BE që nuk jam i autorizuar t’ia them emrin. Nuk është Greqia. Procese ndërveprimi për vaksinën që janë të llojeve të ndryshme.
Ka proces ku një vend X është i gatshëm që të jap një pjesë se nuk i përdor dot të gjitha menjëherë dhe ato t’i shesë, për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Pfizer çmimi është i njëjtë për të gjithë, ka kanale ku veprohet me këmbim, ku një vend kërkon më shumë doza në X kohë dhe një tjetër i garanton se këto doza do i marrë me shkëmbim, duke i kthyer pas. Është fakt që në një garë lypsesh për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë”, tha Rama.