‘Me kuaj, apo me mushkë’, Rama tregon se si do të transportohen vaksinat, përgjigjet edhe sa kushtuar një dozë e Pfizer

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët se sa ka kushtuar një vaksinë e Pfizer, por ai ka qëndruar konfidencial.
Sipas tij, çmimi është njëlloj për të gjitha vendet, por nuk mund ta tregojë shumën reale.
I pyetur gjithashtu se si do të transportohet vaksina, Rama është përgjigjur me ironi, i bezdisur nga pyetja, se mund të vijnë me kalë, me mushkë, apo me çfarëdo.
“Vaksina si e tillë të luajë një rol thelbësor në kufizimin e përhapjes së koronavirusit.
Vaksina Pfizer ka çmim unik për të gjitha vendet, nuk negocion asnjë vend dhe kompania nuk negocion me asnjë. Është konfidencial dhe nuk dua të them më shumë se edhe këtu, nëse do të shikoni më pas, pasi shumë gjëra sot janë kështu, për një periudhë 2-3 mujore gjithçka do të relaksohet, pasi prodhimi do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë.
Transportin me kuaj, me mushka, me varja, me çfarë do që të jetë.
Keni parë ju një kompani që shet dhe merr përsipër transportin, ca janë këto pyetje”,- tha Rama.