Dokumenti/ LSI padit në SPAK Ramën, Veliajn, Ahmetajn dhe 6 socialistët

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur në SPAK, kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj si dhe 6 zyrtarë, kryebashkiakë dhe deputetë socialistë, duke i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Akuza e publikuar nga vetë LSI, lidhet me veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe përdorim i funksionit publik për veprimtari publike ose zgjedhor. Kjo referuar nenit 280 të KPP-së dhe nenit 28, 328/a të Kodit Penal.

Të kallëzuar penalisht në SPAK nga LSI janë kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj; Arben Ahmetaj ministër; Xhemal Qefalia, deputet i PS-së; Sadi Vorpsi deputet i PS-së, Bujar Çela deputet i PS-së; Toni Gogu prefekt i Tiranës; Elton Arbana kryebashkiaku i Shijakut; Adrian Tufa kryetair i njësisë Farkë dhe Besnik Bali kryetari i njësisë Baldushk.

Padia është firmosur nga ana e sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari dhe në të jepen edhe arsyet se pse duhet të investohet SPAK ndaj këtyre akuzave, duke i bashkangjitur edhe lajmet ku kanë konstatuar se kryeministri, ministri apo dhe të zgjedhurit e tjerë të PS-së kanë kryer aktivitete elektorale, sipas LSI-së, që bie në kundërshtim me rregullat e vendosura nga KQZ. Vetë Braimllari e depozitoi në SPAK padinë ndaj kryeministrit Rama, ministrit dhe zyrtarët e tjerë të PS-së.

Dokumenti/ LSI padit në SPAK Ramën, Veliajn, Ahmetajn dhe 6

Dokumenti/ LSI padit në SPAK Ramën, Veliajn, Ahmetajn dhe 6

Dokumenti/ LSI padit në SPAK Ramën, Veliajn, Ahmetajn dhe 6

Dokumenti/ LSI padit në SPAK Ramën, Veliajn, Ahmetajn dhe 6

Dokumenti/ LSI padit në SPAK Ramën, Veliajn, Ahmetajn dhe 6

Back to top button
LAJMET E FUNDIT