Rama ndez debate në Greqi, Tsipras i kërkon llogari Mitsotakis: Çfarë roli ka kryeministri shqiptar dhe pse takimi do mbahet në Tiranë?

Bisedimet greko turke për tensionin në Mesdheun Lindor mund të organizohen në Tiranë. Ministri turk Çavusoglu tha sot se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias. Zërat se rol ndërmjetës ka Edi Rama kanë ngritur debate në Athinë.

Partia e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, SYRIZA kërkon informacion nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në lidhje me rolin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në negociatat mes Athinës dhe Ankarasë. SYRIZA  kërkon të dijë pse takimi zhvillohet në Tiranë dhe jo në Bruksel.

“SYRIZA mbështet rifillimin e bisedimeve me Turqinë. Megjithëse kemi kërkuar informacion mbi vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, ne po mësojmë nga Ministri i Jashtëm i Turqisë për një takim të mundshëm me Ministrin e Jashtëm të Greqisë në Tiranë. Cili është pozicioni i qeverisë në lidhje me një takim të tillë dhe pse duhet të zhvillohet në Tiranë dhe pse jo për shembull në Bruksel?” pyet SYRIZA.

Të dyja vendet kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur Ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat që pretendohen edhe nga Greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke.  Por a do e zgjidhë konfliktin Tiranë, ndërkohë që BE ka dështuar?

Gjatë qeverisë Tsipras, Athina pati disa vite negociata me Tiranën zyrtare për ccështjen e ndarjes së ujërave territorale në detin Jon. Por negociatat nuk sollën ndonjë marrëveshje, edhe pse u disktua për një pakt të ri më të gjerë bashkëpunimi vecc ndarjes së kufirit detar.

Deklarata e plotë e Syriza

“Aleanca Progresive mbështet rifillimin e kërkimeve për shelfin kontinental / EEZ që u ndërpre në 2016 nën përgjegjësinë e Turqisë. Z. Mitsotakis duhet të përjashtojë plotësisht çdo përpjekje turke për të zgjeruar agjendën, p.sh. me referenca në të ashtuquajturat çështje “zona gri” ose “ishuj të çmilitarizuar”. Edhe një herë, pavarësisht nga fakti që ne kemi kërkuar informacion në lidhje me vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, ne po mësojmë nga Ministri i Jashtëm i Turqisë për një takim të mundshëm me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë në Tiranë. Cili është pozicioni i qeverisë në lidhje me një takim të tillë dhe pse duhet të zhvillohet në Tiranë në vend të, për shembull, në Bruksel?”, thuhet në deklaratën për median e partisë opozitare Syriza.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT