Serbia “përfiton” nga humbja në zgjedhje e Trump dhe shkel marrëveshjen e Uashingtonit, i kërkon Katarit të mos lobojë për Kosovën

Humbja në zgjedhjet presidenciale dhe protestat e fundit të dhunshme nga ana e mbështetësve të tij e kanë dobësuar shumë figurën e Donald Trump në public.

Nga kjo po përfiton edhe Serbia, që tashmë duket e sigurt që Trump nuk mund t’u bëjë më “presion” dhe ka shkelur marrëvshjen e Uashingtonit.

Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç është takuar me ambasadorin e Katarit në Serbi Shejh Mubarak Fahad al-Thani, të cilit i ka kërkuar të ndalojë lobimin ndërkombëtar në favor të Kosovës.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, e cila shkruan se Serbia po vazhdon të shkelë marrëveshjen duke bërë të kundërtën e asaj që Vuçiç ka nënshkruar në SHBA.

“Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Ëashingtonit- referuar kërkesave zyrtare dhe jo zyrtare për të mos njohur Pavarësinë e Kosovës. Është Ministria e Punëve të Jashtme duke bërë të kundërtën e asaj që Vuçiqi ka nënshkruar në Uashington”, shkruan ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT