Kreshnik Spahiu del kundër vaksinimit të Ramës: Merkel fillimisht vaksinon popullin dhe në fund veten. Shqipëria mbrapsht!

Ditën e sotme ka nisur në Shqipëri procesi i vaksinimit kundër koronavirusit, ku e para që ka marrë vaksinën ka qenë shefja e Infektivit Najada Çomo.

Pas saj është vaksinuar kryeministri Rama, ndërsa më vonë mjekët e njohur Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.

Por vaksinimi i kryeministrit Rama nuk është pritur mirë nga themeluesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, i cili krahason vaksinimin në Shqipëri me atë në Gjermani.

Ai thotë se kancelarja Merkel fillimisht vaksinoi popullin dhe më pas veten, ndërsa Rama bëri të kundërtën.

“Merkel vaksinon fillimisht popullin, dhe në fund veten. Shqipëria mbrapsht”, shkruan Spahiu.

Screenshot_4_copy.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT