Frikë nga fuqizimi i Shqipërisë, Greqia refuzon Tiranën/ Vendoset data e negociatave me Turqinë, ja ku do takohen palët

Edhe pse Shqipëria ka qenë ndermjetësja kryesore për të gjetur një rrugë komunikimi dhe paqeje me Stambollit dhe Athinës, ka qënë kjo e fundit që ka pranuar ofertën por ka refuzuar vend takimin. Kjo për faktin mesa duket, për të mos e bëre Shqipërinë akoma dhe më të fuqishme si faktor kryesor në Ballkan.
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka njoftuar pak më parë se takimi mes dy shteteve Turqi-Greqi do të zhvillohet në 25 janar.
Ky takim i cili është dhe “raundi 61” do të zhvillohet në Stamboll dhe do të nisë dhe një tur negociatash mes dy vendeve që përherë, por sidomos kohët e fundit kanë pasur problematika serioze deri në konfrintime fizike në detin Egje.
Sipas burimeve diplomatike, disa orë më parë pala turke kontaktoi palën greke dhe propozoi që raundi i 61-të i kontakteve kërkimore të zhvillohej në Stamboll më 25 janar 2021. Pala greke pranoi ftesën, shruajnë mediat fqinje.
Më parë, Kyriakos Mitsotakis kishte njoftuar synimin e Greqisë për t’u bashkuar në dialog, duke thënë “të ndalojë së luajturi burrin e mirë”.
Në një konferencë të përbashkët shtypi në Lisbonë me Kryeministrin Portugez Antonio Costa, Mitsotakis iu referua deklaratave të Ministrit të Jashtëm turk Ahmet Tsavousoglu dhe tha se Greqia nuk kishte marrë asnjë ftesë nga Turqia për të filluar negociatat “për çështjen e vetme me të cilën përballemi, e cila nuk është askush tjetër përveç përcaktimit të zonave detare në Egje”.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të rëndësishme, Kryeministri tha se Greqia do të hyjë në kontakte kërkimore me Turqinë kur data të finalizohet, duke ndjekur udhëzimet e dhëna nga vetë Këshilli Evropian “të cilat nuk janë gjë tjetër veçse duke filluar nga aty ku u ndalëm në Mars” 2016, dhe për të bërë përparim në çështjen e përcaktimit të zonave detare në Egje dhe Mesdheun lindor”.
Më parë, Ministri i Jashtëm turk kishte zhvilluar një dialog për të gjitha çështjet e diskutuara në 60 raundet e bisedimeve.
“Ne kemi besim te vetja dhe pas këtij takimi me ftesë të Edi Ramës, unë jam gati të takohem me Nikos Dendias në Tiranë. Kjo është një ftesë dhe shpresoj se Greqia nuk e refuzon atë”, shtoi ai.
Më herët kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi këty dy vende, por nuk pranoi se po luante rol ndërmjetësues për të ulur në tryezë dy palët, megjithëse u aludua shumë në mediat tona dhe ato fqinje.