Largimi i Trump para Ditës së Përurimit? FBI paralajmëron për më të keqen: Në të 50 shtetet e SHBA…

FBI ka paralajmëruar për protesta të mundshme të armatosura në 50 shtetet e SHBA, nëse Donald Trump hiqet nga posti i Presidentit para ditës së inaugurimit të Joe Biden.

Një buletin i FBI-së, ngriti alarmin për një grup që bën thirrje për ‘sulmimin’ e ndërtesave administrative të shtetit, lokale dhe federale, nëse Presidenti Donald Trump hiqet nga detyra para inaugurimit të Joe Biden më 20 janar.

Buletini doli në dritë pikërisht kur Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, akuzoi Trump për nxitje të kryengritjes, pesë ditë pasi turma e mbështetësve të presidentit sulmoi Kapitolin, në një përpjekje për të bllokuar Kongresin për të certifikuar fitoren e Biden në zgjedhje.

Ndërkohë, Pentagoni thuhet se po konsideron dërgimin e deri në 13,000 rojeve për të siguruar zonën në Ditën e Përurimit.

Buletini i FBI-së tha se byroja është në dijeni të planeve për protesta të armatosura në çdo shtet, midis 16 dhe 20 janarit, me një demonstratë të madhe që planifikohet të zhvillohet në Uashington, DC, në 17 Janar.

Një ‘grup i armatosur i identifikuar’, synon të udhëtojë në kryeqytetin e vendit përpara protestës më 16 janar.

“Ata kanë paralajmëruar që nëse Kongresi përpiqet të heqë Trump përmes amendamentit të 25-të, do të ndodhë një kryengritje e madhe”, thuhej në buletin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT