“Do flas duke shkruar”/ Rama: Libri im do ishte bestseller brenda dhe jashtë Shqipërisë

Për sjelljen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor në kohën e pandemisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të fliste veç përmes një libri, i cili do ishte “bestseller” siç u shpreh jo vetëm në Shqipëri.

I pyetur veçanërisht për deklaratën e kryetares së KE, Ursula Von der Leyen, se nëse do të mbeten vaksina në BE, do të mund t’ju jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama u shpreh:

“Nuk dua të bëj më shumë komente për këtë, i kam bërë ato që unë mund të bëj në këtë periudhë, nëse do të vijë dita e nëse do kem pasionin për ti shkruar këto gjëra, libri im do jetë patjetër bestseller edhe jashtë Shqipërisë, por sot nuk ka nevojë për të bërë më shumë komente”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT