‘Pushtimi’ nga mbështetësit e Trump/ ‘Blindohet’ Kapitol, pasi FBI paralajmëroi për më të keqen (FOTO)

Masa te reja sigurie janë vendosur në Uashington dhe veçanërisht rreth Kapitolit, pas ngjarjeve të 6 janarit, ku mbështetësit e Donald Trump ‘pushtuan’ Kongresin, me qëllimin për të ndaluar certifikimin e fitores së Joe Biden.
Ushtarët e Gardës Kombëtare janë vendosur jashtë Kapitolit, ndërsa në hyrjen perëndimore të tij janë instaluar barriera mbrojtëse speciale.
Si pasojë e trazirave në Kapitol, pesë persona humbën jetën, ndërsa ngjarja tronditi botën.
Ndërkohë, Demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump nga detyra para 20 janarit, ditës së inagurimit të Biden, por FBI ka paralajmëruar se nëse kjo ndodh, të 50 shtetet e SHBA mund të përfshihen nga protesta të armatosura.