‘Ne do mendojmë për paratë tuaja’, Basha u bën thirrje qytetarëve: Është koha të zëvendësojmë qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vendi është në krizë të thellë ekonomike dhe shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha tha se është koha që të zëvendësohet kjo qeveri që mendon vetëm për vete.

Sipas tij, duhet një qeveri që mendon për paratë e njerëzve dhe jo të vetat.

“Vendi i përmbytur, në krizë ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen në darka luksoze në Dubai. Është koha të zëvendësojmë qeverinë që mendon vetëm për vete, me një qeveri që mendon për paratë tuaja – jo për paratë e saj. Ky është ndryshimi që do të sjellim ne”,- shkruan Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT