“Duhet të bëni më shumë për pakicën greke”, Presidentja e Greqisë mesazh për Shqipërinë: Keni bërë përparim në rrugën drejt BE, por…

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka dhënë një mesazh për Shqipërinë, në 80 vjetorin e themelimit të “OMONIA-s”. Teksa vlerëson arritjet e vendit tonë, Presidentja thotë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në raport me pakicat greke.

Ajo thotë se shteti grek do të jetë gjithmonë mbështetës i marrëdhënieve dypalëshe.

Sakellaropoulou shprehet se Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në rrugën e modernizimit të saj, si rezultat i së cilës është sot një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo shton se “duhet të ndërmerren shumë hapa të tjerë në mënyrë që kursi evropian i vendit të kalojë në fazën tjetër. Për këtë qëllim, mbrojtja e të drejtave të pakicës greke, arsimi në gjuhën greke dhe sigurimi i të drejtave të pronës janë parakushte, bazuar në vendimet evropiane”.

Ajo shton më tej se ” Shteti Grek do të jetë atje, si gjithmonë, për të monitoruar shkallën në të cilën këto kushte do të plotësohen, dhe për të treguar çdo mangësi dhe vonesë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT