Frika nga protesta të armatosura, Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington

Presidenti në ikje i SHBA, Donald Trump, ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington, para ceremonisë së Presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Trump e mori këtë vendin pas një takimi me Mike Pence, mes frikës për protesta të armatosura, të paralajmëruar edhe nga FBI.
Veprimi i Presidentit autorizon Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), për të koordinuar të gjitha përpjekjet për, për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur pronën dhe shëndetin dhe sigurinë publike, dhe për të zvogëluar ose shmangur kërcënimin e një katastrofe.
Ndërkohë, pas sulmit të një jave më parë në Kapitol nga mbështetësit e Trump, në rrugët e kryeqytetit amerikan janë angazhuar me qindra trupa të Gardës Kombëtare.