Kim Mehmeti: Shqiptarët nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!

Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!”

Shkrimtari Kim Mehmeti në një postim në Facebook shkruan se ikja e shqiptarëve nga vendi i tyre është i ngjashëm me rrëfimin për “dhelprën që ikë nga pylli e cila thotë nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve”.

Postimi i plotë:

“Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për dhelprën që ikë nga pylli, ku luani ka vendosur t’i vret të gjithë ujqit dhe e cila, kur i thonë të mos ikë, sepse është dhelpër e jo ujk, është përgjigjur: nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve!

Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!”/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT