“Nuk kanë patur efekte anësore”/ Rakacolli zbulon sa mjekë dhe infermierë janë vaksinuar në Shqipëri

Në Shqipëri vazhdon prej dy ditësh procesi i vaksinimit, pasi një vend mik i BE i dhuroi vendit tonë rreth 1 mijë doza nga kompania Pfizer.

Kryetarja e Komitetit teknik për COVID-19, Mira Rakacolli tha se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 infermierë dhe mjekë që janë në spitale COVID.

Rakacolli tha se është krijuar edhe një komitet që do të vlerësojë efektet anësore që jep vaksina që deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë.

“Mjekët që janë në vijën e parë janë prioritet për vaksinën. Në dy ditë janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet COVID-19. Të gjithë janë mirë , ku është krijuar edhe një Komitet për të vlerësuar efektet anësore të vaksinë, deri tani nuk ka ndodhur. Ky komitet do të vlerësojë nëse efektet anësore do të jenë të lidhura me vaksinë apo jo. Për reaksionet në momentin e parë që bëhet vaksina është një vend post vaksinim janë edhe mjekët e urgjencës kombëtare për të parë këto raste, por që nuk ka ndodhur në dy ditët e para të vaksinimit. Sot janë vaksinuar 78 persona”, tha  Rakacolli në Report Tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT