Balliu: Rama është vasali i Erdoganit në Ballkan, vetëm Fuqitë e Mëdha mund të sheshojnë marrëdhëniet Turqi-Greqi, ai s’ka këllqe

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka thënë se Rama nuk ka luajtur asnjë rol lidhur me marrëdhëniet Turqi-Greqi, por ka bërë vetëm shfaqje për interesa personale.

Balliu tha në “open” se Erdogani e ka vasal Ramën në Ballkan për interesat e tij, dhe Rama përfiton për t’u dukur dhe për të thënë se demek bën gjëra të mëdha.

Sipas tij vetëm Fuqitë e Mëdha mund të sheshojnë marrëdhëniet e nxehtë mes dy vendeve.

Balliu: Ramën e ka thirrur Erdogani se e ka vasal të tij. Ata të dy i kanë faktuar marrëdhëniet e tyre. Vizita e fundit u përdor për interesat personate të Ramës. E them vasal se ne kemi përkujtimore për ata që janë vrarë nga grushti i shtetit në Turqi, them vasal sepse uniformat e policisë janë si të Turqisë. Erdogan është i izoluar nga Perëndimi, i ka ngelur ose Al Assadi ose Rama.

Vasili: Pra u bë negociator

Balliu: Erdogan e di që Rama ka njëfarë marrëdhënie me Greqinë, sepse i dha 12 milje det.

Zyla: Ia dha në 2009

Balliu: Nuk do komentoj çdo budallik që flitet aty

Zyla: Mos fol ashtu se duket sikur flet para pasqyrës

Balliu: Erdogani Ramën ka, dhe ky ka Erdoganin. Janë të izoluar të dy. Dhe Soreca u habit me kritikat e Ramës për vaksinat. Ai i bëri kritika Ramës sepse ashtu ia kërkoi Erdogani. Ky është Ballaban Pasha. Nuk ka këllqe të jetë negociator. Vetëm superfuqitë e mëdha mund të ulin në tavolinë dhe të zgjidhin të till ngërç mes Turqisë dhe Greqisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT