Listë e përbashkët me PD, Duka arrin i pari paktin me Bashën: Në listën fituese në Durrës

Agron Duka është aleati i parë i Partisë Demokratike i cili mbyll negociatat për zgjedhjet e 25 Prillit me Lulzim Bashen.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel pasi doli nga selia blu, kryetari i Partise Agrare Ambientaliste konfirmon se marrëveshja e arritur parashikon që ai të renditet në një vend fitues në listën e opozitës në Durrës, ndërsa PAA të ketë përfaqësim në të gjithë qarqet e vendit.

Ndërkohë që në përfundim të procesit zgjedhor votat e marra nga kandidatët e PAA-së do të mblidhen për t’u përkthyer në poste në rast se arrijnë të qeverisin vendin ose zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu bëhet me dije se kryedemokrati, Basha në vijim të punës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021 vijon takimet me aleatët e tjerë. Këtë të mërkurë kryedemokrati është takuar me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Republikanët kanë prezantuar 36 kandidatët për deputetë, duke i kërkuar kështu Bashës që të jenë pjesë e listës së përbashkët.

Sa i përket aleatit kryesor të Bashës, LSI-ja do të dalë me listat e veta në zgjedhjet parlamentare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT