Pro shkarkimit të Trump/ Kush është republikani që hetoi 21 janarin në Shqipëri

John Katko është republikani i parë ka mbështetur nismën e demokratëve për shkarkimin e presidentit Trump përpara 20 janarit, si kundërpërgjigje ndaj dhunës së shkaktuar në Kongres, ku mbështetësin e tij sulmuan Capitol.

“Nuk mund të injorohet që presidenti Trump inkurajoi këtë kryengritje, si në mediat sociale përpara 6 janarit, ashtu edhe në fjalimin e asaj dite. Duke promovuar qëllimisht teori të pabazuara që sugjerojnë se zgjedhjet u vodhën disi, presidenti krijoi një mjedis të keqinformimit, shkeljes së ligjit, dhe ndarje”, shkroi ai në Twitter.

Ai është republikan i parë që nënshkruan përpjekjen e demokratëve për të hequr dorë nga Trumpi shkaku i nxitjes së mbështetësve të tij për të sulmuar Kongresin amerikan.

Por Katko nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë. Ai ka qenë një ndër prokurorët amerikanë që u angazhua në hetimet për ngjarjet e 21 janarit ku u vranë 4 protestues, mbështetës të opozitës, përpara Kryeministrisë gjatë qeverisjes Berisha.

I njohur dhe me nofkën “Coach”, trajneri, është një nga prokurorët amerikanë që u thirr nga SHBA, dhe kreu ekspertizën e FBI për 21 janarin. Ekspertiza u kërkua asokohe nga nga ambasada amerikane dhe mbërriti në Shqipëri në janar 2021, në një klimë të tensionuar politike.

“Katko realizoi me sukses akuzat për vrasje kundër një numri zyrtarësh të nivelit të lartë shqiptar, gjatë gjithë kohës që ishte nën kërcënime me vdekje. Puna e tij e palodhshme u njoh nga Ambasadori i SHBA në Shqipëri, i cili vuri në dukje se ky rezultat i suksesshëm çoi në një Shqipëri më të stabilizuar sot”, thuhet në një artikull nw mediat amerikane mbi punën e ish-prokurorit sot përfaqësues republikan në Kongres.

Katko dha dorëheqjen në 2013 dhe në 2015 u zgjodh kongresmen në Neë York për Partinë Republikane.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT