Ndërmjetësimi në krizën turko-greke/ Haradinaj: Rama më mirë të ndihmonte Kosovën për njohje të reja sesa të…

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmeve se kryeministri Edi Rama ka bërë ndërmjetësin mes Turqisë dhe Greqisë.

Ai ka thënë se në vend që të zgjidhë problemet mes Ankarasë dhe Athinës zyrtare, kryeministri Edi Rama mund të punojë për njohje të reja për Kosovën, duke nënvizuar faktin se Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

“E di diskutimin që ka Shqipëria me Greqinë për kufijtë në det. Ne kemi interes për të avancuar për njohjen me Athinën zyrtare, prandaj në këtë rast më mirë Rama të ndihmonte Kosovën për njohje sesa të interesohet të zgjidhë çështje të tjera më larg. Ndërsa falenderojmë Ankaranë për njohjen dhe përkrahjen e deritanishme”, u shpreh Haradinaj në “Tempora”.

Kujtojmë se Haradinaj dhe Rama kanë pasur përplasje edhe më ëprpara, dhe kryeministri shqiptar ka bërë një padi për shpifje ndaj tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT