SHBA nën tension, Trump i bën thirrje amerikanëve: Të qetësojmë gjakrat!

Zyra për mediat e Shtëpisë së Bardhë ka lëshuar një komunikatë nga presidenti amerikan Donald Trump, teksa Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur procedurat për shkarkimin e tij, për shkak të rolit në sulmin ndaj Kongresit javën e kaluar, nga një turmë e mbështetësve të tij.

“Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji”, është cituar të ketë thënë Trump.

“Kjo nuk është ajo në të cilën besoj unë dhe as Amerika. U bëj thirrje të gjitha amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe të qetësojnë gjakrat. Faleminderit”, ka thënë mes tjerash ai.

Seanca e 13 janarit në Dhomën e Përfaqësuesve është iniciuar nga demokratët, që kanë shumicën në këtë trup, pasi nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka injoruar apelin e tyre një ditë më parë për të aktivizuar Amedamentin e 25-të, ashtu që Trump të shpallet “i paaftë për të ushtruar fuqitë dhe detyrat e tij në zyrë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT