Vetëvendosje nxjerr emrat e parë të kandidatëve për deputetë dhe ‘ndez motorët’ për zgjedhje

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka bërë me dije sot emrat e 8 kandidatëve për deputetë në kryeqytetin e Kosovës, ku lista kryesohet nga Albin Kurti, njëherazi kandidat për kryeministër i vendit.

Përveç Kurtit, mes të propozuarve janë emra të spikatur në VV si Liburn Aliu, Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu dhe Hatixhe Hoxha. Emrat janë bërë publik nga Atdhe Arifi, aktivist i VV-së përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Na priftë e mbara, me Albinin përpara!”, ka shkruar Arifi. Pritet që deri ditën e shtunë edhe partitë e tjera të hartojnë listat e kandidatëve për deputetë, që më pas do t’i kalojnë për certifikim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më herët në mediat e Kosovës kishte pasur raportime se Kurtit nuk do t’i lejohej kandidimi si deputet, për shkak të një dënimi me kusht.

Vendimi i Gjykatës Kushtetutese nxiti diskutime të shumta në opinion lidhur me mundësinë e kandidimit të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë, Kurti e Haxhiu janë propozuar së bashku me 6 anëtarë të tjerë nga Qendra e VV-së në Prishtinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT