COVID/ Rritet numri i personave të shtruar në spital dhe i pacientëve në terapi intensive

Vendi regjistroi sot 660 raste të reja me koronavirus, një shifër më e ulët se një ditë më parë, ku u regjistruan 707 persona të sëmurë.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, krahasuar me një dt më parë, është rritur numri i personave të shtruar në spital, e po ashtu edhe i atyre në terapi intensive.

Një ditë më parë, të shtruar në spital ishin 268 pacientë, ndërsa sot kjo shifër ka shkuar në 271.

Ndërkohë, në terapi intensive, një ditë më parë ishin 29 pacientë, ndërsa sot janë 31. Numri i pacientëve në intubim mbetet i qëndrueshëm, katër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT