Gazeta turke: Pavarësia e Shqipërisë erdhi me miratimin e Perandorisë Osmane

Dokumenti është siguruar nga Dr. Mehmet Tutuncu, që ka hetuar arkivat osmane.

Ai thotë se vendimi për pavarësinë e Shqipërisë është miratuar nga Perandoria.

Në dokument thuhet se Këshilli otoman i Ministrave miratoi një rezolutë për të mos penguar pavarësinë e Shqipërisë.

Në dokument thuhet se guvernatori i Tripolit, Ismail Qemal Bej, lejohet të kthehet në Shqipëri për të mbledhur një kongres që do shpallë shtetin e pavarur.

Po ashtu theksohet se kërkesa e komandant Esat Pashës për ndalimin e këtij kongresi duhet të refuzohet.

Studiuesi që ka publikuar dokumentin thekson se ndryshe nga sa pretendohet, Ismail Qemal Bej erdhi në Shqipëri me dijeninë e qeverisë otomane dhe veproi me dijeninë e saj./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT