‘Duam mish me lëng, merri te lokali’, ZBARDHEN mesazhet e Tires me vajzën e pacientes së ndjerë: 70 janë pak për sonte, sikur do e rregulloje dorën…

Janë zbardhur një pjesë e mesazheve mes ish-sanitares Tire Alldervishi dhe vajzës së pacientes që ishte me koronavirus dhe ndërroi jetë tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Tirja jo vetëm që i kërkonte lekë pa hesap, por dhe i kërkonte racione buke nga lokali afër spitalit, demek për nënën e saj, por dhe për vete. Vajza kur bëri denoncimin në emisionin “Stop” akuzonte se ndër të tjera, stafi e kishin lënë pa bukë mamanë e saj.

“Duam mish me lëng”, i thotë Tirja vajzaës, pra dy racione. Ajo nuk mjaftohet as me 70 mijë lekë që merr rryshfet dhe i bën “presion” asaj duke i thënë që mund të gjejë dikë tjetër. Më poshtë është një prej bisedave:

Tire Alldervishi: Dil ke polici e dashur.

Vajza: Tire si je, a ke shkuar gjë te mami sot?

Tire Alldervishi: Po. Parametrat 95, i çova qumësht, donte përshesh.

Vajza: Marshallah.

Tire Alldervishi: Edhe ka ngrënë, tani do prapë. Na hahet mish me lëng, merr ke lokali ku pinë kafe në darkë. Në orën 7 e duam gati mbas insulinës dhe rrobat i kemi dhënë dajë Sabriut.

Vajza: Me patjetër, rrobat janë rrugës, me ça ti dojë zemra princesësh sime kam thënë unë, veç hap gojën.

Tire Alldervishi: Që ta ndërrojmë bashkë me sanitaren pa ikur unë.

Vajza: Tire 40 janë për ty, 20 për infermieren dhe 10 për pastruesen. Të lutem merr numrin e infermieres.

Tire Alldervishi: Si urdhëron e dashur. Infermier është Fatjoni, shih telefonin e ke numrin.

Vajza: Ok shumë faleminderit.

Tire Alldervishi: Ato 70 mijë lekëshin përse ma dhe? Për ditën apo për natën?

Vajza: Për ty, qëpar të dhashë 50 për Fatjonin dhe pastruesen.

Tire Alldervishi: Poo

Vajza: 70 është për ty sonte.

Tire Alldervishi: Për mua janë pak për sonte.

Vajza: Më thuaj sa do se ti jap në mëngjes. Për Titin mos e vrit mendjen. vetëm m’i rri mamit afër.

Tire Alldervishi: Po sikur më premtove që do e rregulloje dorën.

Vajza: Mos e vrit mendjen, vetëm m’i rri mamit afër se me i ndodh gjë se shoh më me sy po përvlohet zemra. Pa merak fare, nesër në mëngjes t’i sjell unë.

Tire Alldervishi: Okej nuk mërzitem. Mund të gjesh dhe njeri tjetër më të mirë dhe më të lirë, nuk më ngelet qejfi.

Vajza: O Tire s’është momenti të m’i thuash këto gjëra se po më plas zemra, kam frikë po më vdes mami pa e parë. Unë kam besim te ti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT