‘Jemi në krahë të Shqipërisë’, SHBA i dhuron pajisje të reja FA për të përballuar përmbytjet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar Farcat Ajrore me paisje të reja për të ndihmuar në situatën e përmbytjes.

Pajisjet e reja u dorëzuan nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim në prani të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe komandantit të Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kim shkruan se SHBA ka qëndruar gjithmonë krahë Shqipërisë në kohë të vëshira.

“Si miq, partnerë dhe NATO Aleatët, SHBA dhe Shqipëria kanë qenë në krah të njëri-tjetrit, sidomos kur kohët janë të vështira, si sot. Ky donacion i fundit i pajisjeve vjen në një kohë kritike dhe ne jemi të lumtur që artikujt e siguruar sot do të vihen në përdorim të menjëhershëm për të ndihmuar ata në nevojë,” shkruan Kim në postimin e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT