Pritja madhështore në Turqi/ Rama: Shkalla më e larta në protokoll, s’kam pse e justifikoj si ndonjë faj, apo…

Kryeministrit Edi Rama iu bë një pritje madhështoren në Turqi, ndërsa siç thotë edhe vetë ai, ishte shkalla më e lartë në protokollin që ka presidenca turke.
Në “Open”, Rama e konsideroi një nder dhe vlerësim pritjen, ndërsa tha se nuk ka pse e justifikon “si ndonjë faj, apo fasadë që fsheh sekrete apo qëllimi konspirative”.
Ai theksoi se marrëveshjet e arritura, janë ato që janë bërë edhe publike.
“Meqë ishte shumë mbresëlënëse, pata mundësinë të mësoj që ishte shkalla më e lartë e protokollit që ka presidenca. Është një nder dhe vlerësim i jashtëzakonshëm për at që unë përfaqësoj, Shqipërinë dh enjë shprehje miqësie dhe dëshire që këtë marrëdhënie strategjike që kemi, ta vazhdojmë. Nuk jam në kushtet ku duhet ta justifikoj këtë pritje si ndonjë faj, apo si ndonjë fasadë që fsheh mbrapa ndonjë sekret apo qëllim konspirativ ndaj Shqipërisë, apo botës”, tha Rama.