Rama: Unë i marr fondet dhe nga DREQI për Shqipërinë, nuk bëj propagandë as me kishat as me xhamitë

Kryeministri Edi Rama është sulmuar pasi bëri publik faktin se Turqia do restaurojë xhaminë e Plumbit në Shkodër.

Ndërkohë Rama tha se i merr fondet për Shqipërinë nga të dojë ai, mjafton që t’i marrë për të mirën e vendit tonë.

Sipas Kreut të Qeverisë, vendit tonë nuk i vjen e keqja as nga kishat dhe as nga xhamitë, teksa tha se fondet e BE nuk janë të mjaftueshme.

Gjekmarkaj: Vërtet pritja ishte madhështore, por është pritja që i bëhet një vasali, një kryeministri që ka dështuar në integrimin europian, të dy e kanë sulmuar demokracinë në vebdet e tyre, është pritje që i bëhet për interesa të tjera të vogla që ne i do i marrim vesh. Ne kemi edhe për shkolla turke, por jo shumë. Kemi nevojë për shkolla perëndimore, por kryeministri nuk na i bie dot se atë Europa e ka dëbuar. Është dështim i politikë së tij të jashtme. Rama ka aftësinë ëpr të qenë një tregues i mirë barsaletash.

Rama: Nëse barsaletat e mia po bëjnë ato që serioziteti i të tjerëve për 5 vite nuk e ka bërë, mirëse të vijnë te barsaletat. Por në fakt profesori është një barsaletë. Kur vjen puna këtu bëhet lidhja me xhamitë dhe xhamizimin e Shqipërisë. Unë mendoj që nuk i vjen e keqja vendit tonë as nga kishat dhe as nga xhamitë. Të anatemosh…

Gjekmarkaj: Nuk e tha dikush këtë, po anatemon…

Rama: Jo jo nuk t’u referova ty. Më lërë ta mbaroj. Ti solle thjesht prurjen që vjen nga larg dhe nga shumë drejtime. Unë asnjëherë nuk e kam sharë Turqinë në asnjë rast. Erdogan përmes agjencisë së vetë që është TIKA në Shqipëri kanë investuar për shkëlqimin e xhamive që janë trashëgimi kulturore e Shqipërisë, që shteti shqiptar i la në mëshirë të fatit për vite me radhë. Por për të shpëtuar sa më shumë monumente kulture kur ke mundësi t’i thuash një partneri ta bëjë, të restaurojë trashëgiminë kulturore të komunitetit mysliman, që ia do ta bëjë vetë, pse mos t’ja kërkosh. Fondet e BE për restaurimin e objekteve të kultit i kam shtuar, por janë shumë pak në krahasim me nevojat. Ka europianë kundër xhamive, për turpin e tyre. Unë marr fonde edhe nga dreqi për Shqiëprinë, e rëndësishme është që i marr për Shqipërinë dhe nuk i fus në xhep. E dyta i marr për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë për myslimanët, të krishterët, bektashijtë, dhe nuk i marr për të bërë propagadnë as për njerin as për tjetrin. Që kur kam ardhur unë në krye ka filluar rimëkmmbja e trashëgimisë kulturore që ishte në shkatërrim dhe në mëshirë të fatit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT