Marrëveshja Kosovë-Serbi, Ngjela: Duan të mbajnë Vuçiçin në pushtet
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se nëse Serbia do të pranonte një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, do të duhet ta njohë atë si shtet.“E di si është psikika e serbëve sot? Po të bëjnë njohjen, domethënë kanë lënë territore. E di ti që ata e quajnë territor serb akoma? Kështu e quan edhe Parlamenti, sepse do të shkojë në Parlamentin serb. Janë ëndrra në diell dhe kanë një politikë; Duan të mbajnë Vuçiçin në pushtet dhe t’i japin kohë Serbisë. Është shkollë politika. Gjendja stacionare është mentalitet i totalitarizmave dhe i komunizmit“, tha Ngjela./ZgjohuShqiptar.info