Paradoksi shqiptar, çmimet rriten, pagat janë njësoj

Drejtoresha e INSTAT-it, Delina Ibrahimaj tregoi në studion e emisionit “Top Talk” se sa janë rritur çmimet në Shqipëri.
“Në vitin 2018, rritja e çmimeve ka qenë 2%. Kjo rritje, sipas literaturës ekonomike, garanton qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike”, tha Ibrahimaj.

Kur gazetari e pyeti për pagat e shqiptarëve, drejtoresha e INSTAT-it, edhe pse nuk tregoi sa ishte rritja e pagave, tha se ishte “aty-aty me inflacionin”.

Në lidhje me rënien e euros, Ibrahimaj theksoi se INSTAT priste që të kishte ndikim më të madh në eskporte./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT