Dozat erdhën nga Gjermania, Ambasada në Tiranë për vaksinat e Pfizer/BioNTech: Nuk kemi informacione!

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar në lidhje me ardhjen e vaksinave anti-Covid në vendin tonë.

Përmes një deklarate për mediat, ambasada shprehet se nuk ka informacione lidhur me dërgesën e bërë më 11 janar.

“Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021. Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe në mënyra të ndryshme.

Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin pergjate krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation”,shprehet ambasada.

Sot u publikua dokumentacioni i plotë me të cilin vaksina Pfizer/BioNTech mbërriti në Shqipëri.

Vaksina u soll nga Gjermania, ndërsa në faturën shoqëruese të saj, shihet se kutitë me 975 dozat e para kanë mbërritur në Rinas, dorazi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT