Rama kujton masakrën e Reçakut: Një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së UCK-se

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar masakrën e Reçakut në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Reçaku është një dëshmi e e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, ajo është një amanet edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar.
Më 15 janar 1999 në Reçak u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe 45 shqiptarë të paarmatosur.
“Liria Ka Emër
Reçaku një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe një amanet i pashlyeshëm jo vetëm për Kosovën e lirë demokratike, po edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar”,- shkruan Rama.
Kujtojmë se sot si 22 vite më parë ka ndodhur ‘Masakra e Reçakut’, ku forcat paramilitare serbe vranë pa paralajmërim, 45 burra, gra, fshatarë, pa dallim, në Reçak të Kosovës, mes të cilëve një djalë 12 vjeçar.